Po na shkon Aziz Salihu

Boksi

Po na shkon Aziz Salihu

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shtator 2017 Në ora: 12:03
Aziz Salihu

Ish boksieri i mirënjohur, Aziz Salihu, fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përgatitë valixhet për rrugëtimin e gjatë pikërisht për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai konfirmoi për gazetën kombëtare “Bota sot” se ka rezervuar biletën për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sipas tij, do të vizitojë edhe vendin ku kishte fituar medaljen olimpike. Merret vesh se ai do të qëndrojë së paku një muaj në SHBA, ku pritet të takohet me shumë personalitete sportive dhe shpreson edhe me Mike Tyson, ish boksierin me famë botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat