Skandaloze, India ia ndalon Donjetës pjesëmarrjen...

Boksi

Skandaloze, India ia ndalon Donjetës pjesëmarrjen...

Nga: Kemajl Goca Më: 13 tetor 2017 Në ora: 15:59
Donjeta e Besimi

Nuk është e drejtë që për shkaqe politike t’i mohohet e drejta sportisteve tanë që të marrin pjesë si kombëtare e Kosovës në Kampionatin Botëror  në boks. Një rast i paprecedent që gjithsesi duhet të reagojë Federata e Boksit Botëror (AIBA).

“Donjeta Sadikut i ndalohet pjesëmarrja në Kampionatin Botëror në Indi për çështje politike sepse India nuk e njeh shtetin e Kosovës. I bëjmë apel kryetarit të shtetit tonë Hashim Thaçit dhe kryeministrit Ramush Haradinit, Komitetit Olimpik, Ministrit të sportit që të bisedojnë me shtetin shqiptar që ta na mundësohet që të marrim pjesë dhe t’ia sjellim një medalje popullit shqiptar”, shkruan Besim Brahimi, selektor i kombëtares së Kosvës për femra dhe trajner i KBO Gollakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat