Joshua më i rëndë së kurrë, kërcënon Carlos Takam

Boksi

Joshua më i rëndë së kurrë, kërcënon Carlos Takam

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 18:01
Joshua e Takam

Ndaj një rivali të fortë fizikisht kamerunas si Carlos Takam, boksieri britaniku Anthony Joshua ka vendosur të arrijë peshën maksimale të lejuar në prag të duelit që do të zhvillojë nesër në mbrëmje në Cardiff, ku do të mbrojë titujt kampionë bote në peshat e rënda. Si kurrë më parë, Joshua peshonte 115 kg dhe 10 kg më i rëndë se rivali i tij.   “Nuk e di se çfarë ka ndodhur, ndoshta nga që ende nuk kam humbur të gjithë peshën e akumuluar nga sforco ekstra që kam bërë, kryesisht me vrapimin. Ose ndoshta po bëhem më i vjetër (28 vjeç). Megjithatë, kurrë më parë nuk jam ndjerë kaq mirë fizikisht dhe kaq në formë. Besoj se kjo është pesha ime ideale. Jam ende i uritur për fitore edhe pse është një sfidë që ka ende disa enigma për mua”, tha Joshua. Meçi zhvillohet nesër rreth orës 23.00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat