Joshua – Takam, mësojeni se kur fillon meçi me kohën tonë lokale

Boksi

Joshua – Takam, mësojeni se kur fillon meçi me kohën tonë lokale

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 07:15
Anthony Joshua dhe Carlos Takam u treguan miqësor me njëri-tjetrin në matjet zyrtare

Anthony Joshua do të mbrojë titujt kampionë për pesha të rënda në IBF dhe WBA ndaj Carlos Takam.

E gjitha kjo pasi kundërshtari i tij i parë Kubrat Pulev është tërhequr nga gara për shkak të lëndimit.

Meçi i madh do të zhvillohet me 28 tetor (sot) në Cardiff Principality Stadium të Uellsit dhe tashmë janë shitur mbi 70,000 mijë bileta.

Shqiptarët janë adhurues të mëdhenj të boksit dhe spektakli i kësaj përballje të madhe me kohën tonë lokale do të fillojë nga ora 23:00.

Favorit në këtë takim cilësohet Joshua dhe atë pritet të bëjë me nokaut në rundat e parë.

Kjo do të jetë lufta e parë e Joshuas pas triumfit ndaj Wladimir Klitschkos në Wembley në prill të këtij viti.

Vlen te theksohet se Joshua ne matjet zyrtare ka peshuar 114 kilogram, ndërsa Takam 107 kilogram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat