Trajneri i kundërshtarit të mundshëm të Joshuas, Barry: Anthonys i mungonte qëndrueshmëria, lëvizte si roboti

Boksi

Trajneri i kundërshtarit të mundshëm të Joshuas, Barry: Anthonys i mungonte qëndrueshmëria, lëvizte si roboti

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 11:56
Kevin Barry ka komentuar ndeshjen e mbrëmshme dhe ka zbuluar disa mangësi të britanikut.

Anthony Joshua ka mbrojtur titullin e kampionit të botës për peshat e rënda.

Boksieri britanik ka triumfuan në saje të nokauti teknik në raundin e dhjetë kundër Carlos Takam.

Por, Joshua nuk i ka fituar të gjitha titujt që ekzistojnë në kategorinë pasi që i mungon edhe titulli i WBO-s, pos atyre të fituarve deri më tani IBF, IBO and WBA.

E pikërisht një ndër kundërshtarët e mundshëm të Joshuas mund të jetë kampioni i WBO-s, Joseph Parker.

Trajneri i këtij të fundit, Kevin Barry ka komentuar ndeshjen e mbrëmshme dhe ka zbuluar disa mangësi të britanikut.

“Unë e di që Joshua ka qenë në një numër të madh të ndeshjeve kontrolluese”, tha Barry për News Hub, duke shtuar se “Neve na pëlqen fakti që mjekra e Anthonyt është shumë e dyshimtë në krahasim me mjekrën e Joseph Parkerit”.

“Ballafaqimi me Takamin ishte shumë, shumë miqësor. Joshuas i mungonte qëndrueshmëria. Mendoj se dukej shumë i humbur drejt përfundimit të luftës. Lëvizte si robot dhe dukej shumë i ngadalshëm. Gjithçka që pashë më bëri me vërtetë të ngazëllyer kur të ballafaqohemi në ring me këtë djalë”, tha Barry.

Ndryshe, Joshua është përfol se mund të ballafaqohet vitin e ardhshëm edhe me Deontay Wilderin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat