Sa i çuditshëm është sporti – shqiptarët dhe serbët përgatiten bashkë

Boksi

Sa i çuditshëm është sporti – shqiptarët dhe serbët përgatiten bashkë

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 17:11
Sa i çuditshëm është sporti – shqiptarët dhe serbët përgatiten bashkë

Sa i çuditshëm është sporti – shqiptarët dhe serbët përgatiten bashkë Sa i çuditshëm është sporti dhe vetëm ai ka një fuqi për të bashkuar kombet dhe sportistët në një vend. Përfaqësuesja e Maqedonisë në boks, tani më disa ditë është duke u përgatitur në Shtip, për paraqitje sa më të mirë në turneun Adem Jashari në Prishtinë dhe Gongu i Artë në Shkup, raporton Alsat-m, Nga dita e sotme në këtë qytet të Maqedonisë, ka zbarkuar edhe përfaqësuesja gjashtë anëtarë-she e Serbisë, rapoton Alsatm. Në përbërje të ekipit përfaqësues të Maqedonisë, janë – Jasin Lama, Lulzim Ismaili, Artan Aliu, Isak Ibraimov, Goce Janevski dhe Almir Nurishov, ndërsa seleksionuesit në këto përgatitje është duke i ndihmuar Faton Salihu. Boksierët e Maqedonisë nga 3-4 nëntor, do të marrin pjesë në turneun Adem Jashari. Ky do jetë testi i fundit para paraqitjeve në turneun ndërkombëtar Gongu i Artë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat