Salihu: Presim suksese në turneun ndërkombëtar “Adem Jashari” - Bota Sot
Salihu: Presim suksese në turneun ndërkombëtar “Adem Jashari”

Boksi

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Salihu: Presim suksese në turneun ndërkombëtar “Adem Jashari”

Nga: Kemajl Goca Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 18:41
Faton Salihu

Maqedonia me pesë boksierë do të paraqitet në turneun ndërkombëtar “Adem Jashari” në boks, që mbahet me 4-5 nëntor në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.  Të gjithë janë shqiptarë në përfaqësuesen e Maqedonisë, e cila udhëhiqet nga trajneri Faton Salihu, ish boksieri i mirënjohur i Prishtinës njëherësh është nënkryetar i Federatës së Boksit të Maqedonisë. Salihu ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se është privilegj të jesh pjesëmarrës në turneun më të madh ndërkombëtar në Kosovë, që mbahet për nder të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. 

“Bota sot”: Me sa boksierë do të merrni pjesë në turneun më të madh ndërkombëtar në Kosovë, "Adem Jashari"?

Faton Salihu: Në këtë turne do të marrim pjesë me pesë boksierë: Almir Nurishov (56 kg), Jasin Lama (60 kg), Artan Aliu (64 kg), Lulzim Ismaili (69 kg) dhe Alim Nasufi (69 kg).

“Bota sot”: Çfarë mëtoni në këtë turne?

Faton Salihu: Ky turne mbahet në emër të Komandantit Legjendar Adem Jashari  dhe jemi përgatitur mirë, që të përfaqësohemi sa më mirë. Ky turne është edhe nëm ombrellën dhe kalendarin e Federatës Botërore të Boksit (AIBA) dhe asaj evropiane (EUBC). Besoj se do të ketë ndeshje interesante në këtë turne.

“Bota sot”: Cilët nga boksierët tuaj besoni e shpresoni se mund ta fitojnë turneun?

Faton Salihu: Ne me ekipin tonë kemi pas përgatitje speciale për këtë turne dhe për turneun që ne e organizojmë ‘Gongu i Artë’ . Të gjithë janë shumë mirë të përgatitur dhe shpresojmë në fitore, por të shohim se me çfarë kundërshtarë do të kemi ndeshje dhe ai që tregon luftë më të mirë në këtë turne, juria do të shpall më të mirin. Dua ta ceki se Lulzim Ismaili dhe Jasin Lama, janë dy boksierë në ekipin tonë që kanë një përvojë pak më të madhe se të tjerët, ndërsa të përgatitur për këtë turne është i gjithë ekipi dhe presim sukses.

“Bota sot”: A beson se do të ketë më shumë cilësi se në vitin e kaluar?

Faton Salihu:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test