Fury: Kjo duhet të ndodhë

Boksi

Fury: Kjo duhet të ndodhë

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 12:04
Pamje meç Fury vs Klitschko

Tyson Fury beson se një meç boksi mes tij dhe Anthony Joshua do t’i ngjante meçit historik “Rumble in the Jungle” mes Muhammad Alis dhe George Foreman.

Një numër çështjesh personale e kanë mbajtur Furyn larg boksit që prej nëntorit të vitit 2015, kur e mposhti Wladimir Klitschkon për titujt e kategorisë së rëndë WBA, IBF dhe WBO, dhe që atëherë mbetet pa licencë boksi.

Në mungesë të tij, bashkëkombësi i tij Joshua ka dalë si forcë dominuese në boks, duke i fituar titujt WBA dhe IBF pasi i ka rrahur të gjithë 20 kundërshtarët e tij deri më tani.

Fury e postoi në llogarinë e vet në Instagram një fotografi të Alis dhe Foreman, me këtë mbishkrim: “Kjo duhet të ndodhë! Kampioni i vjetër duke u rikthyer për të ndeshur me një njeri për të cilin të gjithë mendojnë se do të më nokautojë mua, njësoj si Ali vs Foreman, Alia me stil vs Foreman mumjes! Të gjithë e dimë çka ndodhi në atë meç”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat