Shqipëria dy medalje të bronzta në Botërorin e MMA-së

Boksi

Shqipëria dy medalje të bronzta në Botërorin e MMA-së

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 16:45
Ermal Hadribeaj dhe Florian Doskja

Shqipëria ka triumfuar në Kampionatin Botëror të Arteve Marciale Mikse të Bahrejnit, ku mes 400 sportistëve nga e gjithë bota, Ermal Hadribeaj dhe Florian Doskja, kanë arritur të dalin në vend të tretë duke fituar medaljen e bronztë. Lajmin e bëri të ditur Presidenti i Federatës Shqiptare të Ndeshjeve të Lira, Arjan Rizai, i cili me anë të një statusi në facebook njofton arritjen historike të dy sportistëve shqiptarë. “Është nder që do të këndohet himni ynë Kombëtar dy herë. Vendi jonë u përfaqësua në Kampionatin Botëror me 2 sportistët Ermal Hadribeaj dhe Florian Doskja, të cilët e mbyllën këtë kampionat duke u pozicionuar në podium në vendin e tretë në Botë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat