McGregor rikthehet në oktagon, ky është kundërshtari i radhës - Bota Sot
McGregor rikthehet në oktagon, ky është kundërshtari i radhës

Boksi

E shtunë, 16 dhjetor 2017

McGregor rikthehet në oktagon, ky është kundërshtari i radhës

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 22:05
Boks

Conor McGregor ende nuk e ka bërë mbrojtjen e parë të titullit kampion bote në peshën e lehtë, të fituar në nëntorin e 2016-ës ndaj Eddie Alvarez, ndërkohë që këtë vit debutoi dhe u mund në ring nga Floyd Mayweather.

Presidenti i UFC Dana White ka konfirmuar se sfida e radhës e irlandezit do të jetë ajo ndaj Tony Ferguson. Duket se në këtë shtyrje të rikthimit të kampionit të botës në kafaz ka qenë edhe sjellja e tij në Bellator 187, kur hyri në kafaz për të festuar, por më pas shau dhe sulmoi gjyqtarin e ndeshjes.

Trajneri Kavanagh ka rrëfyer se McGregor do të rikthehet në kafaz në prill ose më vonë. Duket se gjithçka është bërë në marrëveshje me UFC-në edhe pse ka zëra që thonë se irlandezit duhet t’i hiqet titulli kampion bote.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test