DeBouse pranon të paraqitet në mbrëmjen humanitare në Ferizaj

Boksi

DeBouse pranon të paraqitet në mbrëmjen humanitare në Ferizaj

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 12:01
DeBouse pranon të paraqitet në mbrëmjen humanitare në Ferizaj

Jay DeBouse, Ish kampioni i shumëfishtë dhe fituesi i disa titujve në sporte të ndryshme si kickboxing, muaythai, boks, taekwondo, kyokushinkai e shumë sporte tjera ka pranuar edhe zyrtarisht të jetë pjesë e evenimentit të madh humanitar ICF në Ferizaj që zhvillohet më 29 dhjetor. Jay, njëherit është pjestari i parë nga kampi i Bondestel që iu përgjigj kësaj ftese dhe kjo u bë e mundur pas bisedave të vazhdueshme që ka pas promotori i këtij spektakli, Avdyl Salihu. Ndryshe, ai do të ndeshet kundër ish kampiontit të botës në Muaythai, Mustaf Kicaj. Në ditët e ardhshme presim të ju paraqesim edhe ushtarë tjerë nga ky kontingjent.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat