Camp Nou mund të shërbej për herë të parë si skenë e një ndeshje të madhe boksi.
Lufta midis Anthony Joshua dhe kampionit të WBO, Joseph Parker, mund të mbahet në stadium, tha për Sky Sport promotori i Parker, David Higgin.
“Shumë anglezë mund të shkojnë në Spanjë për një javë. Eshte diçka që e kemi menduar si mundësi, sepse ne nuk kemi folur ende me ta” , deklaroi ai.
Ai shtoi poashtu se “anglezët e duan këtë qytet dhe ka shumë njerëz që jetojnë atje. Fluturimi me aeroplan është i lehtë dhe stadiumi është i madh” .
Ende nuk është bërë zyrtare data e meçit, por boksierët priten të ndeshen në pranverë, në muajt mars apo prill 2018.
Joshua 28-vjeçar fitoi në shtëpi në Wembley prillin e kaluar, për t’i dhënë fund dominimit të Wladimir Klitstchko.
Parker është kampion aktual në WBO dhe do të përballet me mega-yllin aktual Anthony Joshua, i cili mban rrypat e (AMB) dhe (IBF).