Gjergjaj mposhtet nga boksieri irlandez, por ja çfarë thotë sot ai

Boksi

Gjergjaj mposhtet nga boksieri irlandez, por ja çfarë thotë sot ai

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 15:20
Arnold Gjergjaj dhe Sean Turner

Boksieri shqiptar, Arnold Gjergjaj ka humbur meçin e mbrëmshëm ndaj irlandezit, Sean Turner, dhe boksieri shqiptar e ka pranuar se kundërshtari ishte më i mirë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka falënderuar të për mbështetjen që i kanë dhënë në meçin e mbrëmshëm që u zhvillua në Bazel.

“Të dashur miq, kam humbur luftën time të 32-të. Sean ishte boksieri më i mirë mbrëmë. Faleminderit për mbështetjen tuaj në të gjitha përpjekjet e mia. Një falënderim i madh shkon te gruaja ime, Marta, e cila ishte atje për mua. Falë familjes sime, ‘Team Cobra’, anëtarët e Boxfit Arnold, të gjithë sponsorët dhe miqtë që më mbështetën”, ka shkruar ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat