Salihu: Pse ministër nuk më jep dorën?

Boksi

Salihu: Pse ministër nuk më jep dorën?

Nga: Kemajl Goca Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 14:00
Aziz Salihu

Aziz Salihu, kryetar i klubit të boksit Prishtina, vazhdon pakënaqësitë me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe të Sportit të Kosovës. “Në ministri janë dy njerëz që po më bëjnë dëm mua, drejtori dhe sekretari.  E dinë të gjithë në Kosovë, se prej se është formuar ministria e sportit, aty e kam pasur unë vendin, me udhëheq ministrinë. Unë jam themelues i Komitetit Olimpik të Kosovës dhe i federatave të sporteve luftarake. Të gjithë e dinë çfarë kam bërë.  Ministri i MKRS-së nuk më jep dorën në rrugë! Pse ministër nuk më jep dorën si sportist, fitues i medaljes olimpike?

Atë moment i thash ministrit, a jeni në dijeni se kush jam unë? E pa çfarë bëri dhe masandej me tha: Eja Aziz në zyrë! Unë dyshoj që sekretari dhe drejtori e kanë shti ministrin që mos të më jep dorën mua!”, thotë Salihu.  ‘Zizi’ është i revoltuar dhe sipas tij, kur disa njerëz e bëjnë nervoz, edhe po rrezikohet që të shtrihet në spital.  “Isha në 25 vjetorin e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe aty takova kryeparlamentarin Kadri Veseli. Ai me tha, dërgoje kërkesën dhe t’i qes paratë. Më duheshin 6000 mijë euro për turne, sepse vijnë shtatë shtete dhe edhe ato mjete nuk i mbulojnë shpenzimet”, tregon ‘Zizi’.

Ministria konfirmoi se iu ka ndarë mjete financiare në shumë prej 2300 euro për organizimin që ka pasur në plan klubi i boksit “Prishtina” të cilin e përfaqësoni Ju? “Është e vërtet që i kam marrë 2300 euro në ditën e fundit kur duhej të mbahej turneut. Unë isha në Zvicër dhe shpenzova 700 euro, po ashtu edhe në Kosovë, shkova në qytetet e ndryshme, në bisedat që kisha për organizimin e këtij turneut. Më shkuan mbi 2000 euro duke vrapuar për organizimin e turneut.  Sepse mua më duhen 6 mijë euro për turne. Kur pash se nuk ka më shumë mjete u demoralizova. I lutem Kadrisë (Veselit) dhe Ramushit (Haradinajt), që të marrë masa ndaj drejtorit dhe sekretarit”, thotë Salihu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat