Nëse Holm mposht Cyborgun...

Boksi

Nëse Holm mposht Cyborgun...

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 18:04
Nëse Holm mposht Cyborgun...

Më 30 dhjetor do të zhvillohet eventi i UFC-219, që do të ketë si përballje kryesore duelin mes kampiones së botës Cris Cyborg dhe sfidantes Holly Holm. Për Holm ky është një shans i artë për t’u rikthyer kampione e botës edhe pse në një peshë tjetër. Në rast se do t’ia dalë mbanë, ajo do të kthehet në një ikonë të arteve marciale mikse. Holm nuk shihet si favorite, por kështu ishte edhe para duelit me Rousey, duke e mposhtur dhe u shpall kampione, gjë e cila mund të përsëritet edhe më 30 dhjetor, raporton telesport. Presidenti i UFC-së, Dana White, në konferencën e shtypit para këtij dueli, tha: “Kjo është sfida më e rëndësishme e karrierës së Holm si dhe një test i rëndësishëm për Cyborg. Holm është 13 herë kampione e botës në boks, kampione e shumëfishtë edhe nëe kickbox, ka mundur Ronda Rousey në UFC dhe tani kërkon titullin në një peshë tjetër. Nëse ajo fiton këtë fundjavë, askush nuk do të ketë më dyshime se ajo do të jetë kampionia më e madhe në sporteve luftarake”, tha White, numri 1 i UFC-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat