Joshua flet rreth mundësisë së shoqërimit të Parker në ring nga Tyson Fury - Bota Sot
Joshua flet rreth mundësisë së shoqërimit të Parker në ring nga Tyson Fury

Boksi

E shtunë, 18 gusht 2018

Joshua flet rreth mundësisë së shoqërimit të Parker në ring nga Tyson Fury

Më: 18 janar 2018 Në ora: 06:14
Anthony Joshua

Anthony Joshua ka dhënë përgjigjen e tij në lidhje me mundësinë që Tyson Fury t’i bashkohet Joseph Parkerit gjatë hyrjes në ring.

Boksieri britanik dhe ai nga Zelanda e Re do të përballen më 31 mars në Cardiff, ndërsa Parker ka thënë se Fury mund të luajë një rol të rëndësishëm mbështetës para meçit të shumëpritur.

“Ndoshta do t’ia dërgoj një mesazh dhe do t’i them: Vëlla, a dëshiron të ecësh me mua?”.

“Ndoshta do të hyjë bashkë me mua ose ndoshta do të ulët në rendin e parë dhe do ta shikojë duelin. Por, e di se kam shumë mbështetje nga Tysoni, gjë që është mahnitëse”, ka deklaruar Parker.

Komentet e tij kanë ardhur pasi Fury, i cili shpreson të përballet me AJ në një të ardhme të afërt, e ka mbështetur boksierin nga Zelanda e Re, para duelit për unifikimin e titujve.

Joshua e ka mirëpritur idenë që bashkëkombësi i tij t’i bashkohet Parkerit gjatë hyrjes në ring, por ka thënë se edhe Tysoni duhet të paguajë për një ulëse si kushdo tjetër që dëshiron ta shikojë meçin.

“Mendoj se është gjë e mirë. Është tërheqje e vëmendjes për këtë sport. Do të jetë interesante, sepse Fury ndoshta do ta bëjë një ekip të vogël mbështetës dhe do t’i bëjë disa raunde për të…”.

“Përveç kësaj, Fury, pavarësisht çfarë thotë nga jashtë, ai ka respekt shumë të madh për mua. Këtë gjë e di. Prandaj, gjërat që i thotë i marr me rezervë”.

“Asgjë që e thotë ai nuk e marr afër zemrës. Dhe nëse dëshiron, është më shumë se i mirëseardhur që të ecë drejt ringut”.

“Mirëpo, sa i përket ulëses, ai duhet të shkojë në StubHub ose në Matchroom Fight Pass, si çdokush tjetër dhe të sigurohet që ka një ulëse të lirë për t’u ulur më pas”, ka deklaruar Joshua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test