Haxhi Krasniqi sonte kthehet në ring, do të ndeshet me Grafka - Bota Sot
Haxhi Krasniqi sonte kthehet në ring, do të ndeshet me Grafka

Boksi

E hënë, 20 gusht 2018

Haxhi Krasniqi sonte kthehet në ring, do të ndeshet me Grafka

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 17:40
Haxhi Krasniqi

10 muaj pas humbjes nga gjermani Arthur Abraham, Haxhi Krasniqi do të hyjë në ring për meçin e ardhshëm.

Sonte në ora 20:00, Krasniqi do të përballet me polakun Bartlomiej Grafka.

Meçi, i vlefshëm për kategorinë super të mesme do të mbahet në Halle të Gjermanisë.

29-vjeçari Grafka ka 20 fitore në karrierë, ndërsa ka humbur 27 herë dhe ka barazuar tri herë. Krasniqi, në anën tjetër, ka 46 fitore dhe pesë humbje.

Më 22 prill të vitit të kaluar, Krasniqi humbi shansin në luftën për titull bote kur u mposht nga Abraham.

Në rast fitoreje, 30-vjeçari kosovar shton shanset për t’iu afruar titullit kampion bote.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test