Krasniqi – Grafka, ja kush është favorit për të fituar sonte - Bota Sot
Krasniqi – Grafka, ja kush është favorit për të fituar sonte

Boksi

E mërkurë, 23 maj 2018

Krasniqi – Grafka, ja kush është favorit për të fituar sonte

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 22:01
Haxhi Krasniqi

Boksieri shqiptar, Haxhi Krasniqi sonte do të ngjitet sërish në ring për të ‘luftuar’.

Boksieri 30-vjeçar do të ndeshjet me polakun, Bartlomiej Grafka.

Ky meç do të zhvillohet sonte në Erdgas Arena të qytetit gjerman Halle an der Saale.

Sportisti kosovar që bokson për Gjermaninë, vendin ku familja e tij u zhvendos gjatë Luftës së Kosovës është përgatitur më së miri për duelin me Bartlomiej Grafkën, kundërshtarin e tij të radhës, që në Poloni renditet i pesti për nga rëndësia në peshën e mesme dhe që ka humbur pesë nga shtatë ndeshjet e fundit.

Në fakt ky duel këtë radhë është i vlefshëm për peshën super të mesme, pra deri në 76 kilogram dhe me vetëm 8 raunde gjithsej. Haxhi Krasniqi nuk pritet të ketë probleme ndaj një kundërshtari si Grafka, që ka fituar vetëm 20 nga 50 ndeshjet e zhvilluara dhe shihet si favorit apsolut për të fituar meçin.

Në karrierën e tij si boksier profesionist 29-vjecari nga Katowice ka fituar vetëm 9 ndeshje me knock out gjithsej, ndërsa pjesa tjetër plotësohet me tre barazime dhe plot 27 humbje, 5 prej të cilave përpara kohe, raporton SS.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test