Me djaloshin e artë - Bota Sot
Me djaloshin e artë

Boksi

E diel, 18 shkurt 2018

Me djaloshin e artë

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 14:31
Veseli

Një djalosh i artë dhe me zemër luani, por mbi të gjitha shumë kombëtar është djaloshi me prejardhje nga Gjakova, kick-boksieri Shkodan Veseli, i cili po shndrit në ringjet evropiane e botërorë një kohë tani më të gjatë. Atje ku ai paraqitet e garantuar është edhe publiku që dëshirojnë që të vijnë dhe të përcjellin shkathtësitë e tij, ndërkohë që spektakli nga ana e tij është i garantuar. Ai ka filluar me sport qysh në moshën 15 vjeçare, me një start jo të mirë, sepse nga 3 lufta ka pas po aq humbje, mirëpo kjo ka qen motiv dhe një injeksion për të ardhmen që ai të stërvisë dhe më shumë dhe të arrij rezultatet që sot padyshim nuk mungojnë. Kampioni i botës në disa versione të respektuara në një intervistë për “ArenaRing” shpalos jetën e tij, dëshirat si dhe synimet e tija në të ardhmen.

Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport, dhe pse zgjodhët bash këtë aktivitet luftarak ?

Veseli: Si fëmijë kam qen shumë temperament, ku ka ndikuar edhe filmat e ndryshëm që shikonim në atë kohë me tematik të Artit Marcial dhe kështu nga mosha 15 vjeçare vendosa që të stërvis Kik- dhe Tajboksit. Fillimisht jam regjistruar tek klubi “Tosan” në Vjenë të Austrisë ku edhe qëndrova disa vite. Kurse pastaj kom kaluar tek një klub tjetër në këtë vend i cili quhej “Fox Gym” tek cili kisha mundësinë të mësoj edhe tekniken e tajboksit!  Që nga viti 2013 jetoj dhe punoj ne Zvicër ku tani përfaqësoj “FIGHT GYM AARAU”, klubin e Zyber Rudajt ne Aarau, por shpesh ushtrimet i bëj edhe me mikun tim Muharrem Hasani tek klubi tij i cili quhet “MUKI GYM”.

Pas sa muajve stërvitje u futët në ring dhe si ishte fillimi i karrierës?

Veseli: Vetëm pas  gjashtë muajve stërvitje intensive trajneri vendosi që të më fus në ring dhe interesante është se tre ndeshjet e para amatore i kom humbur me pika tek tre turne te ndryshme ne Austri! Por nuk u dorëzova dhe kjo më jepi një vullnet shtesë që unë të stërvisë edhe më shumë, ashtu edhe ndodhi ku kaloja me orë në palestër dhe ndeshja e katërt në një event profesional fitova me KO qysh në raundin e parë një kundërshtar cili kishte më shumë përvojë! Pas këtij triumfi karriera ime vetëm ngritej.

Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje

Veseli: Qe nga fillimi deri më tani nëna është e frikësuar dhe akoma nuk me ka shikuar asnjëherë  drejtpërdrejt nga afër vetëm ne live stream dhe aty ma se shumti qëndron me sy te mbyllur! Nga gjithë familja e ngushtë dhe mixhallarët kom mbështetje maksimale dhe dua t’ju falënderoj të gjithëve atyre qe me mbështesin si ne rrjete sociale poashtu edhe drejtpërdrejt afër ringut!

Sa është i zhvilluar ky sport ne Zvicër?

Veseli: Në Zvicër të them drejtën shumë është i zhvilluar ky sport, ku çdo muaj organizohen nga dy evenimente  dhe çdo qytet ka klube të shumta që praktikohen Artet Marciale!

Ndeshja e juaj e radhës?

Veseli: Ndeshja ime e radhës do jetë më 21 Prill në Gjermani tek një aktivitet madhështor dhe i famshëm “ENFUSION LIVE” në të cilin po marr pjesë për të dytën herë! Ndeshjen e parë e kisha në MARTIGNY të Zvicrës të cilën e kom fituar bindshëm!

Planet e juaja për të ardhmen?

Veseli: Plani dhe dëshira ime më e madhe në të ardhmen është të fitoj titullin e FFC-se (FINAL FIGHT CHAMPIONSHIP) ku në të njëjtën kom gjithsesi 6 ndeshje, 5 fitore dhe vetëm një humbje të cilën nuk e pranoj vet si humbje sepse ka qen padrejtësisht!

Sa keni bashkëpunime me sportistët tjerë në Kosove - Shqipëri dhe jashtë saj?

Veseli: Të them drejtën bashkëpunim kam vetëm kur jam në pushim në Kosovës. Dëshira ime është të takoj kolegët pse kur me jepet mundësia për të mbajtur një seminar!

Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja ?

Veseli: Çdo fitore është krenari dhe ndjenjë e mirë për mua sepse për këtë qellim jam djersitur, kam punuar shume dhe kom sakrifikuar kohen time të lirë! Nga ana tjetër, ndjenja më e keqe ka qenë kur nuk u shpalla fitues kundër Eyvan Danenberg në FFC - shtator 2016, pasi e nakautova ne raundin e 3. Po nuk ishte dëshira ime te fitoja pas këto 3 raundeve po te vazhdon ndeshja me një raund shtesë sepse mendimi im është dhe do te jetë gjithmonë që me pika ishim te njeta! Eyvan Danenber fitoj dy raundet e para 10:9,  und raundin e fundit 10:8 kështu qe rezultati i bie  28:28! Por do vjen dita ku kemi me u përballë prapë!

A jeni të kënaqur me arritjet financiare që ju ka sjell ky sport

Veseli: Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja tek paraja sepse nga fillimi e kam ditur se nuk ka të holla  siç ka në boksin klassik! Këtë sport e dua sepse e kom pasion dhe në gjak! Dikush e bën për lek e  disa për famë, por unë merrna me kit sport sepse thjesht e dua!

Planifikoni që në të ardhmen të keni shkollën e juaj dhe të jeni trajner

Veseli: Synim njëherë kam që të fitoj edhe disa tituj sepse ka shkolla që japin mësim persona pa përvojë dhe pa suksese dhe kjo vetëm i bon dëm personit që e stërvit. Kurse më pas normal do hapi shkollën time ku do trajnoj shumë sportist që kanë dëshirë të mësojnë nga përvoja ime. Andaj të gjithë do i pres me respekt të madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test