Kur e rrahën Aziz Salihun, britmat e tij dëgjoheshin me dhjetëra metra larg

Boksi

Kur e rrahën Aziz Salihun, britmat e tij dëgjoheshin me dhjetëra metra larg

Nga: Kemajl Goca Më: 2 prill 2018 Në ora: 16:07
Aziz Salihu

Refik Hoti, ish kryetar i klubit të futbollit Eleektroekonomia dhe donatori i futbollit në vitet e kohës së okupimit, 1991-1999, ka kujtuar shumë gjëra sidomos dhunën nga okupatori serb. Ai tregon edhe fundin e dhjetorit të vitit 1993, kur në restorant që gjendej të ‘BBC’, milicia serbe kishte rrethuar objektin dhe ishin futur brenda. “Në vitin 1993 në restorantin afër BBC së asaj kohe, ku mbahej manifestimi sportiv, futet milicia e Serbisë, fillimisht e kërcënuan Mazllum Belegun, kryetarin e Federatës së Sporteve të Kosovës dhe shumë të tjerë. Nuk më hiqet ende nga mendja, britma e ish boksierit të mirënjohur Aziz Salihut. 

Image

Refik Hoti

Milicia serbe fortë e ka rrahur Aziz Salihu, sa brimat e tija dëgjoheshin edhe me dhjetëra metra. E kisha pa ngjarjen me sy dhe me vesh e mi dëgjoja britmat trishtuese te Aziz Salihut nga dhuna që përdori milicia ndaj tij. Dikush shpëtoi më lehtë e dikush jo”, kujton atë ngjarje trishtuese Hoti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat