Ish boksieri i mirënjohur, Aziz Salihu, është çuditur kur ka dëgjuar se aktorja e modelja e mirënjohur shqiptare, Diellza Kolgeci, nga ai është frymëzuar që të merret me boks.
‘Zizi’ ndihet fort i lumtur që ka pasur dhe ka yje të aktrimit që frymëzohen nga ai për t’u marrë me sport!
“Si e vogël e kam dashtë boksin dhe ne at kohe Aziz Salihu ishte në top formë dhe me kujtohet kur shkova me babin më e pa në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ndërsa në New York të ushtroja diçka që nuk kam provua dhe kështu fillova me kick-boks”, kështu ka deklaruar Diellza për gazetën kombëtare “Bota sot”.