Merr kapar për të shkuar në turne por tërhiqet, Mayweather përfundon në gjyq - Bota Sot
Merr kapar për të shkuar në turne por tërhiqet, Mayweather përfundon në gjyq

Boksi

E hënë, 24 shtator 2018

Merr kapar për të shkuar në turne por tërhiqet, Mayweather përfundon në gjyq

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 08:11
Floyd Mayweather

Një kompani me qendër në Nigeri do të hedhë në gjyq boksierin amerikan Floyd Mayweather për mashtrim dhe vjedhje. Kompania ka kontaktuar një vit më parë boksierin e pamposhtur për të ardhur në Afrikë (në Nigeri dhe Gana) për të marrë pjesë në 5 evente sportive, duke i ofruar sportistit shumë prej 375 mijë dollarë. Ata thonë se pas bisedimeve që patën bërë më sportistin e stafin e tij, u ra dakord që fillimisht t’i paguanin një paradhënie me vlerën e 210 mijë dollarëve dhe më pas Mayweather do të vinte në Afrikë.

Por pak ditë para eventit, Mayweather vendosi që të mos shkojë, ndërkohë që kompania kërkon të marrë paratë mbrapsht. Por pas bisedimeve u ra dakord që Mayweather të shkojë në Afrikë në dhjetor të 2017-ës, duke shtuar eventet dhe duke rritur çmimin në 550 mijë dollarë. Ndërkohë që, boksieri nuk e ktheu për asnjë moment pas paradhënien prej 210 mijë dollarësh që kishte marrë.

Por edhe këtë herë Mayweather nuk shkoi, duke u tërhequr nga eventi pak ditë para fillimit të tij. për këtë arsye, kompania ka hedhur në gjyq Flyd Mayweather, për dëmtim imazhi, duke i kërkuar 2 milionë dollarë dëmshpërblim. Ende nuk ka një koment për këtë ngjarje nga stafi i boksierit, që një vit më parë, në gusht të 2017-ës, dueloi ndaj Conor McGregor dhe korri suksesin e 50-të në karrierë, ku nuk ka asnjë humbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test