Meghan dhe Harry në takim poetik, por vëmendjen e tërheq një tjetër gjë

Bota e Yjeve

Meghan dhe Harry në takim poetik, por vëmendjen e tërheq një tjetër gjë

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 15:13
Meghan dhe Harry

Meghan Markle dhe Princ Harry kanë marrë së fundmi pjesë në një grup poetësh të rinj, duke biseduar me studentët për rëndësinë e poezisë në kulturë nëpërmjet ‘Zoom’.

Çfarë tërhoqi vëmendjen ishte si gjithmonë ‘look-u’ i Meghan e cila kishte veshur një këmishe në ngjyrë të kaltër dhe flokët e lëshuar ndërsa Harry kishte veshur një bluze ‘Polo’ të bardhë.

Ajo çfarë i kishte bërë përshtypje gjithashtu studentëve ishte se çifti u prek nga një poezi, duke zbuluar një anë tejet romantike dhe të ndjeshme të tyre.

Kujtojmë se që prej fillimit të pandemisë, Meghan dhe Harry kanë qenë përherë në kontakt me grupe të ndryshme duke zhvilluar biseda në ‘Skype’ apo ‘Zoom’, por duke mos u larguar nga ndjekësit e tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat