Jennifer Lopez afrohet më shumë me Lenny Kravitz, derisa po mundohet të ruaj lidhjen me Alex Rodriguez

Bota e Yjeve

Jennifer Lopez afrohet më shumë me Lenny Kravitz, derisa po mundohet të ruaj lidhjen me Alex Rodriguez

Më: 14 mars 2021 Në ora: 17:08
Jennier Lopez dhe Lenny Kravitz

Jennier Lopez dhe Lenny Kravitz duhet të kenë forcuar më shumë miqësinë e tyre.

Kjo ka ndodhur që kur dyshja kanë filluar punën së bashku në Republikën Domenikane, për të xhiruar filmin “Lionsgate’s Shotgun Wedding".

51-vjeçarja në anën tjetër po mundohet që të ruajë marrëdhënien me të fejuarin e saj, Alex Rodriguez.

Image

Çifti përkundër aludimeve që janë ndarë kanë deklaruar se janë së bashku, por duke punuar në disa krisje në lidhje.

Ndërkohë, në disa imazhe të publikuara në rrjetin social Instagram, Jlo dhe Lenny janë parë shumë afër së bashku.

Fansat padyshim që filluan me spekulime të menjëhershme, teksa e konsideronin një afrimitet mes tyre.

Po ashtu, një burim për New York Post ka thënë se Lopez ‘urren’ të qëndrojë e vetme, ndërsa Kravitz ka qëlluar në momentin e duhur për t’i qëndruar afër. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat