Identikë! Njihuni me vëllanë e Angelina Jolie-s që duket si version i saj mashkull

Bota e Yjeve

Identikë! Njihuni me vëllanë e Angelina Jolie-s që duket si version i saj mashkull

Më: 7 prill 2021 Në ora: 07:07
Angelina Jolie

A e dini se Angelina Jolie ka një vëlla më të madh? Vëllai 46-vjeçar i yllit të Hollywood-it, James Haven, filloi të aktronte në shumë filma dhe shfaqje televizive para se të bëhej regjisor, megjithatë ai nuk arriti të njëjtën famë si motra e tij.

Vitet e fundit, roli i tij është bërë ai dajës me kohë të plotë, pasi e kaloi shumicën e kohës duke u kujdesur për gjashtë fëmijët e Angelina-s.

James Haven Voight Bertrand është djali i aktorit Jon Voight dhe aktores Marcheline Bertrand, e cili vdiq në vitin 2007 nga kanceri i vezoreve. Kur prindërit e tyre u ndanë, ai dhe motra e vogël, Angelina, jetuan me nënën e tyre. Ata krijuan një lidhje të ngushtë me të, ndërsa ishin larguar nga babai i tyre.

Kur Angelina dhe James filluan karrierën e tyre profesionale, ata vendosën të hiqnin mbiemrin Voight dhe filluan të përdorin mbiemrin e nënës së tyre para se të ishin të njohur në industri. Në vitin 2002, Angelina vendosi të hiqte ligjërisht mbiemrin e babait të saj dhe mori mbiemrin me të cilin të gjithë e njohim tani. Jolie, që do të thotë "e bukur", ishte në të vërtetë emri i saj i mesëm. James e ndoqi shembullin, duke marrë emrin e tij të mesëm si mbiemrin e tij, Haven.

Vëllai i Angelina-s ka qenë një dajë i përkushtuar ndaj 6 fëmijëve të saj. Ai ishte në krye të ekipit të dadove dhe stafit që plotësonte nevojat e Pax, Shiloh, Zahara, Vivienne, Knox dhe Maddox për një kohë të gjatë, pasi Angelina u nda nga Brad Pitt në 2016-ën.

James është shfaqur në shumë filma dhe shfaqje televizive. Pikat kryesore të karrierës së tij përfshijnë Original Sin, ku interpretoi me motrën e tij dhe Antonio Banderas, dhe Stay Alive. Ai ishte producent ekzekutiv për dokumentarin Trudell dhe shkroi dhe drejtoi filmin e shkurtër Court of Conscience, që paraqet babanë e tij, Jon Voight. Ai gjithashtu drejtoi një episod të serialit The Game.

Në vitin 2009, James kërkoi babanë e tij, Jon Voight, dhe u përpoq të linin mënjanë mosmarrëveshjet e tyre. Ai i kërkoi motrës së tij të bënte të njëjtën gjë dhe, megjithëse iu desh pak kohë, një vit më vonë Angelina pranoi të fliste me babanë e saj.

James u vendos qendër të vëmendjes në vitin 2000, kur mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar me Angelina-n, e cila fitoi çmimin e aktores më të mirë joprotagniste për Girl Interrupted. Ylli filloi fjalimin e saj duke thënë:

"Unë jam shumë e dashuruar me vëllanë tim tani", dhe fotografitë e tyre duke ndarë një puthje në buzë bënë shumë bujë asokohe.

Angelina, 3 vjet më vonë, foli për vëmendjen mediatike që mori puthja e tyre, duke thënë për People:

"Ne jemi miqtë më të mirë. Dhe nuk ishte ndonjë puthje e çuditshme me gojë të hapur. Ishte zhgënjyese që diçka kaq e bukur dhe e pastër mund të të kthehet në një cirk".

Edhe James ka folur për lidhjen e ngushtë që ka me motrën e tij të vogël.

"Unë shkoj tek Angie për këshilla dhe nuk do të bëj asgjë pa të, sepse kemi qenë shumë të afërt që fëmijë," -tha ai për Daily Mail në 2017-ën.

Ai vazhdon ta mbështesë Angelina-n në të gjitha fushat e jetës së saj, edhe pse gjithmonë preferon të qëndrojë në prapaskenë, prandaj shumë njerëz nuk ia kanë idenë që aktorja ka një vëlla, që për më tepër i ngjan shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat