Veshjet më të mira të vajzës së mbretëreshë Elisabeth II

Bota e Yjeve

Veshjet më të mira të vajzës së mbretëreshë Elisabeth II

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 14:55
Anna

E lindur më 15 gusht 1950 princeshë Anna është vajza e vetme e mbretëreshë Elisabeth II. Me një karrierë si kolonele dhe pasion për kuajt ajo nuk e fshehur asnjëherë që moda nuk është pika e saj e fortë.

E  patëmetë me uniformën e kuajve, me xhaketë dhe kapele kauboj, ndër vite Anna ka veshur jo pak herë fustane, të preferuarat e së cilës janë prerjet e viteve 70’ me printe lulesh.

Sa i përket kostumeve me të cilat princesha është parë shpesh, ajo e trashëgoi shijen nga nëna e tij Elizabeth II.

Image
Anna

 Duke parë pamjet e saj në dalje të ndryshme kuptohet që 71 vjeçarja ka një pasion të madh për shamitë. Veshur rreth qafës si një bandana, në kokë si një shirit koke ose si një element dekorativ i kapeleve me cepa të gjerë, ky aksesor është një gjë e domosdoshme në veshjet e saj mbretërore.

Dhe së fundmi riciklimi i veshjeve për princeshë Anna e ka kthyer atë në mjeshtre të rrobave dhe aksesorëve të ricikluar, domethënë e përdorur më shumë se një herë, në raste të ndryshme zyrtare. Një zgjedhje që tregon anën e saj më ekonomike.

Image
Anna
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat