Ka hequr dorë përfundimisht nga ekrani?

Bota e Yjeve

Ka hequr dorë përfundimisht nga ekrani?

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 17:34
Almeda Abazi me familjen e saj

Almeda Abazi prej vitesh jeton në Turqi, ku dhe ka krijuar familjen e saj. Ish-missi shqiptar është martuar me aktorin turk, Tolgahan Sayisman, me të cilin ka dhe dy fëmijë. Alina, vajza e tyre erdhi në jetë pak muaj më parë duke e bërë Efehan një vëlla të madh.

Por lidhja e Almedës me Shqipërinë është aq e fortë sa ajo vjen herë pas here. Para disa javësh, ajo kaloi disa ditë pushimesh me bashkëshortin turk dhe dy fëmijët në jug të vendit.

Mëmësia ka bërë që Almeda të lërë pas dore projektet televizive.

Mesa duket fansat ia kanë ndjerë mungesën dhe i kanë kërkuar vazhdimisht që t’i rikthehet ekranit. Në një bashkëbisedim që ka bërë me ndjekësit së fundmi në Instagram, ajo është pyetur për këtë çështje.

“Nuk e di akoma… Ndoshta një ditë përsëri. Më mungoni’, i është përgjigjur ajo pyetjes nëse do të kthehet në ekranin shqiptar.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat