“Ke boll lekë, lëre televizionin”- Ja si përgjigjet Alketa Vejsiu, tregon a është zhgënjyer në dashuri dhe a ka tatuazhe në trup

Bota e Yjeve

“Ke boll lekë, lëre televizionin”- Ja si përgjigjet Alketa Vejsiu, tregon a është zhgënjyer në dashuri dhe a ka tatuazhe në trup

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 10:23
Alketa Vejsiu

Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të suksesshme në televizionet shqiptare.

Ajo ka prezantuar emisione të ndryshme dhe pavarësisht se ndodhet prej vitesh në ekran, s’ka ndërmend të largohet.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, ajo u pyet: “Sa herë në ditë i thua vetes, ke boll lekë, lëre televizionin?”

Image
Fotografia e publikuar nga Alketa Vejsiu

Por prezantuesja theksoi se nuk janë paratë arsyeja përse vazhdon moderimin, por ‘dashuria dhe pasioni” për punën e saj.

“Dashuritë dhe pasionet nuk blihen me para. Do punoj derisa të kem forcë”, u shpreh ajo.

Image
Fotografia e publikuar nga Alketa Vejsiu

Pyetjes “A ke tatuazh në trup?”, Alketa Vejsiu iu përgjigj: “Jo, nuk i pëlqej.”

Ndërsa një ndjekës ishte kureshtar të dinte nëse ajo është zhgënjyer ndonjëherë nga një person që e ka dashur, duke i kërkuar edhe këshilla.

Por Alketa Vejsiu theksoi se nuk është zhgënjyer në dashuri, por vetën në punë e shoqëri.

“Je zhgënjyer ndonjëherë nga dikush që ke dashur? Nëse po si ia ke dalë mbanë ta lësh pas dhe të ecësh para?”– e pyeti ndjekësi.

“Në dashur se di çfarë është zhgënjimi. Në miqësi dhe punë po. Në përgjithësi vritemi kur duam dhe besojmë, por duhet të ecim përpara”– përfundoi moderatorja.

Image
Fotografia e publikuar nga Alketa Vejsiu
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat