Krishtlindjet e familjes Kardashian!

Bota e Yjeve

Krishtlindjet e familjes Kardashian!

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 14:48
Familja Kardashian

Kim Kardashian ka publikuar karten e Krishtlindjeve të familjes së saj, përfshirë fëmijët e saj: North, 8 vjeç, Chicago, 3 vjeç, Saint, 6 vjeç dhe Psalm, 2 vjeç.

Përveç pozave të bukura me vogëlushet, motra e 41-vjeçares, Khloe Kardashian dhe mamaja e tyre, Kris Jenner, 66 vjeç, ishin pranë njera-tjetrës duke e plotësuar edhe më shumë dashurinë në foto, të veshura me pizhama të njejta.

Vajza e themeluesit të “The Good American”, True Thompson dhe vogëlushja e Rob Kardashian, Dream Kardashian 5 vjeç, u bashkuan për të pozuar me kushërinjtë e tyre të vegjël.

Në shkrepjet plot dashuri që Kim ka ndarë me botën, vihet re mungesa e disa nga pjestarëve të familjes. Aty nuk shihet prezenca e Kylie Jenner me vajzën e saj Stormi Webster, Rob Kardashian, Kendall Jenner dhe Kourtney Kardashian me fëmijët e saj Mason, 12 vjeç, Penelope, 9 vjeç dhe Reign, 6 vjeç.

Rikujtojmë që së fundmi, një nga çështjet më të diskutuara ka qenë mbështetja e Kim ndaj një burri të dënuar me 110 vite burg, pasi vrau 4 persona.

Image
Familja Kardashian

Kim kohët e fundit ka postuar në lidhje me Rogel Aguilera-Mederos, një shofer kamioni 26-vjeçar nga Kolorado, i cili në vitin 2019 shkaktoi një përplasje grumbullimi që vrau 4 persona, kur iu fikën frenat. Atij iu dha një dënim minimal i detyrueshëm prej 110 vjetësh për aksidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat