Rita Ora lë prapa hatërmbetjet me familjen Kardashian

Bota e Yjeve

Rita Ora lë prapa hatërmbetjet me familjen Kardashian

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 09:51
Rita Ora

Kim Kardashian dhe Rita Ora ishin ndër personazhet e famshëm që kryesuan në listën e mysafirëve special në shfaqjen e Javës së Modës në Milano të enjten pasdite.

Miliarderja 41 vjeçare, u bashkua me ish-të dashurën e vëllait të saj, Rob Kardashian, shqiptaren Rita Ora në eventin e mbushur me yje dhe duket se të dyja kanë mbetur shoqe të mira, pasi pozuan në një fotografi të përbashkët.

Kim dukej në mënyrë tipike në modë e veshur me një kostum të hirtë frymëzuar nga ish-burri i saj, Kanye, ndërsa kishte edhe një palë nuanca të çuditshme që ishin identike me ato të veshura nga këngëtarja Rita Ora, 31 vjeçe.

Themeluesja e markës “KKW Beauty” po tregonte mbështetjen e saj për motrën e saj Kendall, 26 vjeçe, e cila ishte një nga modelet në pistën e modës në shfaqjen për prezantimin e koleksionin të ri vjeshtë/dimër të parkës “Prada”.

Kim kishte veshur një kostum të gjelbër, i cili ishte i gjatë deri te qafa në formë rollke. Ndërkohë, interpretuesja e hitit “Anywhere”, e cila dikur ishte në lidhje me vëllain e Kimit, Rob Kardashian në vitin 2012, dukej po aq elegante e veshur me një xhaketë sportive ngjyrë gri të errët, të kombinuara me një palë pantallona të zeza të gjera me një palë këpucë të çuditshme në taka.

Ylli, e cila mori pjesë në shfaqjen e “Fendi” me të dashurin e saj Taika Waititi, i kishte lidhur flokët e saj bionden ë stilin e një topuzi, ndërsa kishte zgjedhur për aksesorë disa bizhuteri argjendi.

Ish-kunatat morën pjesë në shfaqje në cilësinë e yjeve ndërsa mbërritën në vendngjarje dhe u ndalën për të bërë një fotografi të përbashkët, të cilën e ndanë me ndjekësit e tyre në Instagram.

“Unë e dua familjen time Prada, çfarë shfaqje speciale. Faleminderit për frymëzimin dhe mesazhin për të cilin qëndroni”, shkroi Rita Ora në mbishkrimin e fotografisë së publikuar në rrjetin social Instagram.

 

Image
Rita Ora

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat