Transformimi i pabesueshëm/ Dikur ishte aktori më seksi në planet, sot peshon 270 kg për rolin e ri

Bota e Yjeve

Transformimi i pabesueshëm/ Dikur ishte aktori më seksi në planet, sot peshon 270 kg për rolin e ri

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 09:15
Brendan Fraser

Brendan Fraser po bën një rikthim të rëndësishëm në ekran, me filmin e tij të radhës "The Whale", me regji të Darren Aronofsky.

Aktori i "The Mummy" ka kaluar nëpër transformime intensive fizike, gjë për të cilat njihen aktorët e Hollywood-it, në mënyrë që të dëshmojnë performancat e tyre në nivele të reja të jashtëzakonshme.

Aktori simpatik ka peshuar deri në 270 kg për rolin e tij të ri. Pamja e parë e Fraser në “The Whale” është bërë virale në rrjetet sociale. Në këtë film, Fraser luan rolin e një babai mësues që përpiqet të kontaktojë me vajzën e tij adoleshente, Sadie Sink.

Image
Brendan Fraser

Më parë, Fraser kishte folur për këtë rol, tregoi garderobën e madhe dhe të mundimshme, si dhe dhe tha se besonte që personazhi i tij do të krijonte një përshtypje pozitive.

Brendan Fraser është një aktor amerikan që ka interpretuar në shumë filma të Hollywood-it. Kompania e prodhimit A24 publikoi një fotografi të aktorit Fraser në rol si pjesë e një njoftimi se filmi do të shfaqet premierë në Festivalin e 79-të të Filmit në Venedik.

Sikurse mund ta shihni edhe në foto, amerikani ka qenë dikur një nga aktorët më seksi në botë, ndërsa sot peshon 270 kilogramë. Një transformim i pabesueshëm edhe për shkencën.

Image
Brendan Fraser
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat