Luana Vjollca duket provokuese në fustanin e zi transparent nga pushimet në Mykonos

Bota e Yjeve

Luana Vjollca duket provokuese në fustanin e zi transparent nga pushimet në Mykonos

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 13:58
Luana Vjollca

Bukuroshja e ekranit shqiptar, Luana Vjollca në fotografitë që publikoi së fundmi në llogarinë e saj të Instagramit, ka mahnitur tërë ndjekësit e saj.

Veshur me një fustan veror transparent të zi, shihen qartë linjat e përsosura të Luanës, duke marrë shumë vëmendje e shumë komente pozitive mbi dukjen e saj.

Prezantuesja shumë e dashur e televizionit, që po i rikthehet ekranit me projektin e fundit “Love Island” me sa duket po shijon pushimet duke i dhënë pak kohë vetes së saj.

Image
Luana Vjollca

Por, edhe kësaj here, si çdo herë tjetër, Luana paraqitet tejet joshëse e gjithashtu duke rrezatuar shumë pozitivitet, përderisa është gati t’i shijojë ditët me diell.

Gjithmonë e suksesshme në projektet e saj, Luana shpesh na ka treguar që ka pasion të madh edhe për muzikën.

Image
Luana Vjollca

Ndër sukseset e saj të panumërta, pa dyshim do të hyjë edhe projekti i saj më i ri “Love Island”.

Përndryshe ky spektakël do të jetë për herë të parë në Shqipëri, e pritet të sjellë shumë surpriza.

Image
Luana Vjollca
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat