Bebe Rexha nis turneun aziatik, mirëpritet nga mijëra fansa në Japoni

Bota e Yjeve

Bebe Rexha nis turneun aziatik, mirëpritet nga mijëra fansa në Japoni

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 16:51
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është duke mbajtur turneun e saj “Best F*n Night Of My Life”.

Pasi ka mbajtur një koncert të madh në Korenë e Jugut, 34-vjeçarja tani ka performuar në një tjetër koncert gjigant – kësaj radhe në Japoni.

Artistja e shumë hiteve ndërkombëtare, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa imazhe nga koncerti në Osaka, ku audienca shihet të ketë qenë e madhe.

Image
Bebe Rexha

Në videot e publikuara, mund të shihet edhe se si shumë fansa presin me padurim jashtë sallës, për të marrë një autograf nga ylli shqiptar me famë internacionale.

Bebe Rexha është duke mbajtur turneun e saj në kontinentin aziatik, pas atij në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Image
Bebe Rexha

Ajo ka planifikuar ta përfundojë turneun “Best F*n Night Of My Life” në Australi, me ndalesa në Brisbane, Moore Park dhe Melbourne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat