Dyshimet për karrierën si modele të Bar Refaelit pas lindjes, duket se kanë marrë fund. Në fotot e publikuara në rrjetet sociale të modeles izraelite, 3 javë pas lindjes, tregojnë një trup në formë dhe të tonifikuar.
E veshur me bikini të zeza ajo është fotografuar të hënën ndërsa zhytet në pishinë.
Duke mos dhënë referenca se si e ka rikuperuar vetën aq shpejt, ajo e ka komentuar foton si “pastër dhe qartë”.
Modelja e famshme ka lindur më 11 gusht në një spital të Tel Avivit fëmijën e saj të parë që e ka quajtur Liv. të Bar Refaeli, ish-e fejuara e Leonardo Di Caprios, është martuar me Adi Ezra, një biznesmen izraelit.