Jennifer Aniston flet për ndarjen e Angelina dhe Brad

Bota e Yjeve

Jennifer Aniston flet për ndarjen e Angelina dhe Brad

Nga: G.B Më: 21 shtator 2016 Në ora: 13:55
Jennifer Aniston, Brad Pitt

Jennifer Aniston ka folur për lajmin për ndarjen e ish burrit të saj Brad Pitt dhe Angelina Jolie, duke thënë se ‘kjo është karma për të’.

Ylli i ‘Friends’ ka qenë e martuar me Brad për 5 vite, por ata u ndanë, pasi ai e takoi Angelinën në vitin 2005 për xhirimet e filmit Mr & Mrs Smith, transmeton Bota Sot.

Megjithatë, tani Jennifer që është e martuar dhe e lumtur me Justin Theroux, ka qeshur dhe një burim i ka thënë Us Weekly se asaj ‘i vjen keq dhe nuk ndihet e kënaqur që Brad dhe Angelina janë ndarë’.

Burimi ka thënë se Jennifer ka thënë: ‘Kjo është karma për ty’.

Lajmet se Angelina dhe Brad janë ndarë kanë qarkulluar të martën, duke u thënë se si arsye e ndarjes së tyre është aktorja franceze Marion Cotillard, droga dhe alkooli dhe sjellja jo e mirë e aktorit me fëmijët e tyre./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat