Ja si tentuan ta grabisin Gigi Hadid në Milano Fashion Week

Bota e Yjeve

Ja si tentuan ta grabisin Gigi Hadid në Milano Fashion Week

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 15:56
Një adhurues i supermodeles, tentoi ta grabis atë.

Supermodelja Gigi Hadid ka qenë pjesë e ‘Milano Fashion Week’.

Ajo ka mahnitur të gjithë të pranishmit me linjat perfekte trupore, gjatë sfilatave të saj në këtë event.

Gjithçka ishte duke shkuar mirë, deri në çastin kur ajo dhe motra e saj Bella po largoheshin.

Një adhurues i supermodeles, i cili vazhdimisht i shkonte pas kur modelja po i afrohej veturës, tentoi ta grabis atë.

Ai e kishte kapur atë nga prapa, ndërsa Gigi Hadid e sulmonte atë me duar dhe bërryla.     

Motra e saj 19 vjeçare, Bella, filloi të bërtiste dhe kërkonte nga ai ta lëshonte motrën e saj.

Pjesëtarët e sigurimit ndërhyn dhe e larguan atë.

Image
 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat