Scherzinger e fejuar me Dimitrov!

Bota e Yjeve

Scherzinger e fejuar me Dimitrov!

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 16:25
Nicole Scherzinger, Grigor Dimitrov

Nicole Scherzinger duket se e ka harruar plotësisht Leëis Hamilton. Këngëtarja e njohur që në të kaluarën bëri gjithçka për ta mbajtur gjallë lidhjen me kampionin e botës në Formula 1, duket se tani është shumë e lumtur në lidhjen e saj të re.

Ai që ka mundur t'i rrëmbejë zemrën bukuroshes Scherzinger është as më pak e as më shumë por tenisti Grigor Dimitrov, ish i fejuari i ruses Maria Sharapova. Fillimisht lajmi për historinë e re të dashurisë së Scherzinger me Dimitrov u publikua te tabloidi “The Sun” në fund të vitit të kaluar, një lidhje kjo që duket se do të kalojë në një nivel tjetër

Gjatë kësaj vere këngëtarja dhe tenisti u pikasën në Portofino më të dashuruar se kurrë, ndërkohë që së fundmi u panë edhe  një dyqan bizhuterish dhe sipas zërave, Dimitrov duket se i ka blerë Nicole-s unazën e fejesës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat