Kamerat zbulojnë pamjet e bandës që grabitin Kim Kardashian

Bota e Yjeve

Kamerat zbulojnë pamjet e bandës që grabitin Kim Kardashian

Nga: G.B Më: 5 tetor 2016 Në ora: 17:22
Kim Kardashian

Plaçkitësit të cilët kishin në shënjestër Kim Kardashian dhe i vodhën asaj stoli në vlerë prej 8.5 milionë dollarësh thuhet se janë kapur nga disa kamera, që tregojnë se si ata kalojnë mbi rojën e fjetur dhe kanë ikur me biçikleta.

Ishte menduar se banda e armatosur kishte shmangur një kamerë sigurie të policisë, e cila nuk u vu në frontin e apartamentit të saj në Paris dhe që bizneset lokale nuk kanë ndonjë pamje, përcjell Bota Sot.

Megjithatë, tani u zbulua se banda u kap në disa pamje ‘një në 1 milion’, imazhe nga një aparat që reflekton nga pasqyra, që tregon largimin e tyre.

Sipas The Sun, policia franceze ka tashmë pamjet nga salloni që gjendej në të nejjtën rrugë me apartamentin ku ndodhej Kim.

Një kamerë në nivel të ndërmjetësueshëm në sallon, thuhet se gjendet përballë një pasqyrë të madhe e cila reflekton një imazh të bandës,

Ndërkohë, një tjetër, kamerë në terren ka kapur pamjet e tyre me armë duke ikur nga një derë e pasme dhe një bllok zyre prapa Hotel de Pourtales.

Oficerët ende janë në kërkim të pesë personave, që plaçkitën Kim Kardashian, në apartamentin luksoz që ka paguar 25 mijë dollarë në muaj./BS/

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat