Kuq e zi në LA

Bota e Yjeve

Kuq e zi në LA

Nga: A.Zh Më: 15 tetor 2016 Në ora: 16:24
Rita Ora

Kur është fjala për eksperimentet me veshjen dhe stilin, aty është Rita Ora.

Këngëtarja shqiptare nuk mund të mos binte në sy të premten në Los Anxhelos, me një fustan kuq e zi, përcjell Bota Sot.

Ylli 25-vjeçar u shfaq e veshur me një fustan të gjatë, të cilën e kishte kombinuar me atletet të bardha dhe xhaketë lëkure të zezë.

Kësaj radhe, bukuroshja bjonde kishte theksuar buzët e saj me buzëkuq.

Kujtojmë se Ora është duke punuar shumë për albumin e saj të ri, pas angazhimeve si nikoqe në ‘America’s Top Next Model’./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat