Siguria e hotelit dhe grabitja me armë e Kim’it, flet roja i vetëm që ishte dëshmitar

Bota e Yjeve

Siguria e hotelit dhe grabitja me armë e Kim’it, flet roja i vetëm që ishte dëshmitar

Nga: G.B Më: 18 tetor 2016 Në ora: 16:40
Kim Kardashian

Portieri i ndërtesës 8.5 milionëshe ku po qëndronte dhe u grabit Kim Kardashian, ka thyer heshtjen, duke thënë se një nga hotelet më luksoze nuk kishte siguri të duhur, pasi shefit të hotelit nuk  i bëhej vonë për ta siguruar atë.

Babai i një fëmije i traumatizuar, i njohur me emër si Abdulrahman, për shkak të sigurisë së tij, ka treguar për MailOnline se e kishte paralajmëruar hotelin Pourtalès vite më parë se mysafirët ishin të pambrojtur dhe madje tha se siguria ishte aq e dobët sa që dikush mund të vdiste aty, përcjell Bota Sot.

Në një intervistë ekskluzive, ai tregoi për një seri të gabimeve të sigurisë, duke thënë: “Nuk ka siguri të vërtetë. Është një zgjedhje. Hotelit nuk i intereson për sigurinë. Ne ju kemi thënë atyre, vite e vite më parë, ju duhet të vendosni kamera, duhet të vëni procesin e sigurimit dhe sigurinë për çelësat. Asgjë nuk ka qenë e mbyllur, nuk ka siguri të duhur aty”.

Abdulrahman zbuloi se kodi i sigurisë për derën e pasme nuk është ndryshuar me vite dhe të gjithë e kanë ditur atë.

Roja 39 vjeçar, i cili është në studimet e doktoraturës në Universitetin e Sorbonës në Paris, ishte i vetmi roje në hotelin ku po qëndronte Kim, ku u grabit rreth orës 2:30 të mëngjes, me 3 tetor.

Algjeriani u prangos dhe e morën drejt derës ku ndodhej Kim, duke e detyruar që të shërbente si përkthyes, gjatë grabitjes që zgjati rreth 30 minuta.

Sot ai tha se është i tërbuar dhe ka një përvojë të hidhur këtë rast, e madje do ta dërgojë në gjyq hotelin për këtë gjë.

Ai tha se banesa e Kimit ishte vetëm një derë larg nga dera prej druri, me asnjë roje aty./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat