Jolie del me fëmijët e saj për herë të parë pas divorcit nga Pitt

Bota e Yjeve

Jolie del me fëmijët e saj për herë të parë pas divorcit nga Pitt

Nga: A.Zh Më: 19 tetor 2016 Në ora: 08:28
Angelina Jolie, Brad Pitt me fëmijët

Angelina Jolie ka dalë për herë të parë në publik, që prej kërkesës për divorc nga Brad Pitt.

Aktorja 41-vjeçare është fotografuar nga paparacët bashke me gjashtë fëmijët e saj, Maddox, 15, Pax, 12, Zahara, 11, Shiloh, 10, dhe binjakët Vivienne dhe Knox, 8 - në Los Anxhelos të dielën, ku ata thuhet se kanë vizituar një pronë me qira, shkruan Daily Mail, përcjell Bota Sot.

Një burim i afërt për ET ka thënë se aktorja dhe fëmijët e saj, qëndruan për rreth një orë në këtë vilë.

"Fëmijët dukeshin të lumtur teksa lëviznin nëpër ambientet e shtëpisë, edhe Jolie gjithashtu, me pas kjo e fundit është bashkuar më rojet e sigurisë”, ka thënë burimi.

Kujtojmë se Angelina bëri kërkesë për divorc para 3 javësh./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat