Marc Anthony kërkon të rifitojë zemrën e JLo-së

Bota e Yjeve

Marc Anthony kërkon të rifitojë zemrën e JLo-së

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 23:43
Jennifer Lopez, Marc Anthony

Ai u bë qendra e vëmendjes për shkak të puthjes që shkëmbeu në skenë me ish-bashkëshorten Jennifer Lopez në fillim të këtij muaji, por duket se Marc Anthony po përpiqet t’i rikthehet marrëdhënies me yllin.

Këngëtari 48-vjeçar përflitet se po kërkon të ribashkohet me aktoren dhe këngëtaren e mrekullueshme 47-vjeçare, të paktën sipas një burimi të ri.

Ky lajm vjen pasi u raportua se ylli latin i ka dhënë fund martesës së tij me modelen venezueliane Shannon De Lima, vetëm një ditë pasi ai shkëmbeu një puthje pas një performance në ceremoninë “Latin Grammys”.

Ylli i “Shades of Blue” është gjithashtu beqare pasi u nda nga balerini 29-vjeçar Casper Smart, në muajin gusht, pas 5 vitesh lidhje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat