Laget Irina, shfaqet më seksi se kurrë më parë

Bota e Yjeve

Laget Irina, shfaqet më seksi se kurrë më parë

Nga: Bota Sot Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 09:30
Irina Shayk

Irina Shayk ka ekspozuar dukjen e saj të pabesueshme në pistën e shout të ‘Victoria’s Secret’, që u mbajt javën e kaluar në Paris.

Por, modelja 30-vjeçarja ishte ne qendër të vëmendjes edhe të martën, përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e saj në Instragm, shkruan Bota sot.

Bukuroshja ruse ka sjellë nja pozë të shkëputur nga reklama për “Alberta Ferretti SS 2017”, në të cilën shfaqet më provokuese se kurrë.

Irina në këtë set shfaqet e lagur me një bluzë të zezë me dekolte të hapur, që ia nxjerr në pah gjoksin shpërthyes, ndërsa në gojë mban një copë akull, që e bën të duket edhe më seksi.

Kujtojmë se së fundmi po flitet për një shtatzani të mundshme te bukuroshes me aktorin amerikan Bradley Cooper, po deri më tani çifti nuk ka konfirmuar asgjë./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat