Kanye, me “look” të ri pas daljes nga spitali

Bota e Yjeve

Kanye, me “look” të ri pas daljes nga spitali

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 18:21
Kim Kardashian, Kanye West

Ditën e enjte, Kanye West ka bërë daljen e parë publike që nga dita kur ka dalë nga spitali i Los Angeles, javën e kaluar.

Reperi ka vizituar “Pacific Design Center” dhe është vënë re me një “look” të ri, ai është bërë bjond.

Ndërkohë, “TMZ” raporton se Kanye ka marrë një studio të re dhe është duke punuar për materiale të reja muzikore. Kjo është hera e parë që West ka dalë në publik që pas 21 nëntorit, ditën që doli nga spitali ku ishte shtruar për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat