Rrëfimi prekës i Bebe Rexhës: U ngacmova seksualisht kur isha 19-vjeçare

Bota e Yjeve

Rrëfimi prekës i Bebe Rexhës: U ngacmova seksualisht kur isha 19-vjeçare

Më: 16 janar 2017 Në ora: 09:11
Bebe Rexha

Për më pak se 12 muaj këngëtarja me origjinë shqiptare tashmë e famshme, Bebe Rexha, ka arritur të futet në top 10-shen botërore me këngën “In The Name of Love”, krahas super-producentit Martin Garrix.

Ajo ka bashkëpunuar edhe me këngëtaren e njohur Nicki Minaj për singlin e saj “No Broken Hearts” si dhe ka qenë protagoniste e MTV European Music Awards.

Por, 27 vjeçarja nuk kishte bërë vetëm kaq, shkruan “The Sun”. Për dhjetë vitet e fundit ajo ka punuar pa lodhje prapa skenave si një kompozitore.

Në fakt, Bebe është talenti prapa disa prej hiteve më të mëdha të viteve të fundit, duke përfshirë hitin “The Monster” të Eminemit dhe Rihannas, me të cilën kanë fituar çmimin Grammy, hitin “Hey Mama” të David Guettas, si dhe “Me, Myself and I” të G-Eazys.

Hyrja e saj në industrinë e muzikës në një moshë të re nënkupton se ajo tashmë është e vetëdijshme për anët e errët të kësaj industrie. Ajo ndau një histori të hidhur me “The Sun”, duke treguar se gjatë kohës kur ishte duke punuar me një producent të njohur, emrin e të cilit nuk ka dashur ta zbulojë, ai e ka provokuar seksualisht kur ajo ishte 19 vjeçe.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat