Nuk do t'a besoni sa kushton aksesori i flokëve të J-Lo

Bota e Yjeve

Nuk do t'a besoni sa kushton aksesori i flokëve të J-Lo

Më: 19 janar 2017 Në ora: 14:14
Jennifer Lopez

\Ajo shkëlqeu mbrëmë në ndarjen e çmimeve të People’s Choise Awards. Jennifer Lopez, pasi rrëmbeu çmimin e parë, e gjithë vëmendja ishte tek paraqitja e saj e cila ishte e mrekullushme.

Gjëja e parë që mendojmë kur një yll parakalon në tapetin e kuq, me gjithë shkëlqimin që mbart, është vlera marramendëse që personazhi ka shpenzuar për atë parakalim.

Me një dyzinë stilistësh e grimerësh, yjet e showbizit botëror, kanë luksin të shpenzojnë qindra mijëra dollar vetëm për një natë.

Por e dini sa ka shpenzuar mbrëmë Jennifer Lopez për aksesorin e flokëve të saj? Vetëm 1 dollar. Po, po, ajo i kishte kapur flokët bisht kali me një llastik që kushton 1 dollar ose disa cent.

Një aksesor të tillë që çdo vajzë e ka në shtëpi, Lopez parakaloi tapetin e kuq, e sigurisht ajo super shkëlqeu. Sepse në fund të fundit Jennifer Lopez, është Jennifer Lopez.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat