Të gjithë sytë tek gruaja dhe vajza e presidentit Trump

Bota e Yjeve

Të gjithë sytë tek gruaja dhe vajza e presidentit Trump

Nga: A.Zh Më: 21 janar 2017 Në ora: 23:24
Vajza e presidentit Trump, Ivankja

Presidenti amerikan Donald Trump mori pjesë në shërbimin kombëtar të lutjes me zonjën e parë Melania dhe familjen e tij në Katedralen Kombëtare në Uashington.

Edhe në këtë paraqitje Zonja e Parë dhe vajza e Trumpit kanë mahnitur me veshjen dhe elegancën e tyre.

Melania kishte veshur një pallto të zezë elegante, një ditë pasi ishte shfaqur me veshjen e dizejnuar nga Ralph Lauren në përurimin e burrit të saj, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Ndërsa, Ivanka Trump arriti me burrin dhe familjen e saj, veshur me një fustan të mrekullueshëm nga Oscar de la Renta, të kordinuar me një çantë përputhen, shirit dekorativ, dhe dorashka lëkure./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat