Partneren në film apo atë në jetën reale, cilën zgjodhi Gray?

Bota e Yjeve

Partneren në film apo atë në jetën reale, cilën zgjodhi Gray?

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 18:03
Jamie Dornan dhe Dakota Johnson

Në premierën e "Fifty Shades Darker" në Londër, Mr Gray ishte në një dilemë të madhe, midis partneres në film, Dakota Johnson dhe bashkëshortes së tij  Amelia Ëarner.

Edhe pse më parë është përfolur se bashkësortja e tij nuk ka dashur të shikojë filmin “Fifty Shades of Gray”, për shkak të skenave erotike që bashkëshorti i saj kryen me një tjetër, këtë herë ka qenë e pranishme në premierën e filmit të dytë, “Fifty Shades Darker” dhe mund të themi me plot gojë që Shkëlqente!

Jamie Dornan u shfaq në tapetin e kuq me dy zonjat e tij, partneren në film Dakota Johnson dhe bashkëshorten Amelia Ëarner. Çifti, i jetës reale, qëndroi gjatë gjithë kohës dorë për dore, duke i dhënë njëri-tjetrit shikime plot dashuri dhe buzëqeshje.

Jamie dhe Amelia janë martuar që prej vitit 2013-ë dhe kanë dy vajza, Dulcie dhe Phoebe. Gjithmonë janë kujdesur të ruajnë një profil të ulët romance me njëri-tjetrin në publik.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat