Amber Rose kthehet me Wiz Khalifa

Bota e Yjeve

Amber Rose kthehet me Wiz Khalifa

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 21:24
Amber Rose dhe Wiz Khalifa

Amber Rose ka sqaruar çdo keqkuptim për statusin aktual të marrëdhënies së saj me Wiz dhe Val. 33-vjeçarja ka qenë përpara e martuar me Wiz dhe u divorcuan. Së fundmi flitet për ndarjen e marrëdhënies së saj 5-mujore me Val.

Në tapetin e kuq të Grammy Awards, ajo u puth me babain e djalit të saj, Sebastian dhe e deklaroi si një mënyrë për të thënë se ajo dhe Wiz janë një familje për djalin e tyre. 

Image

“Ju lutem më jepni mundësinë të sqaroj situatën time. Jam shumë keq dhe do të doja që ndjekësit e mi të dinë se cfarë po ndodh me jetën time. Wiz dhe unë jemi dhe do të jemi gjithmonë familje për të gjithë jetën tonë për Sebastian. Ne kemi shkuar në djall dhe jemi kthyer për një puthje në buzë që u bë një natë për qef dhe nuk është asgjë e madhe për secilin prej nesh, ne jemi në vendin e duhur  por vazhdojmë të divorcuar dhe nuk jemi bashkë. Dhe për personin e mrekullueshëm që kam kaluar 5 muaj (Val) dhe unë jemi ndarë për arsyet tona personale por përsëri ne kujdesemi për njëri-tjetrin në mënyrë të jashtëzakonshme dhe i duam familjet e njëri-tjetrit akoma më shumë. Kështu që ju lutem kuptoni se ne jemi njerëz dhe kemi ndjenja gjithashtu. Askush nuk u tradhëtua dhe asgjë që ne bëjmë këtu nuk është me qëllim të keq, thjesht është një mënyrë se si jeta funksionon,”- shkruajti ajo në Instagram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat