Justin Bieber dhe Kourtney Kardashian sërish në lidhje?

Bota e Yjeve

Justin Bieber dhe Kourtney Kardashian sërish në lidhje?

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 22:13
Kourtney Kardashian

Ish-çifti që lutet bashkë mund të kthehet bashkë! Mbrëmjen e djeshme diçka e ngjashme mund të ketë ndodhur, pasi në skenën amerikane të spektaklit rastësitë nuk e kanë zakon të ndodhin.

Kourtney Kardashian është parë të mbërrinte në një kishë rreth të njëjtës kohë si ylli i muzikës pop, Justin Bieber.

Bukuroshja 37-vjeçare dhe ish-i i saj 22-vjeçar u përpoqën të ruanin një profil të ulët, ndërkohë që u bashkuan në këtë vend adhurimi për pak lutje mbrëmjeje.

Veshja, që motra e madhe Kourtney zgjodhi për këtë rast, ishte pak më provokuese se personi i zakonshëm që shkon në kishë, por fundja, nuk është se prisnim gjë tjetër nga një Kardashian. Me siguri po sigurohej që Bieber të kishte çfarë të shihte.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat